Ministri Mariçiq paralajmëron këtë gjë

Maqedonia

Ministri Mariçiq paralajmëron këtë gjë

Më: 30 korrik 2021 Në ora: 23:10
Bojan Mariçiq

Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq theksoi se do të ketë ndryshime në tekstin e Kodit Zgjedhor dhe do të ketë disa përmirësime.

“Parimisht është arritur pëlqimi mes katër partive më të mëdha politike se në cilin drejtim duhet të shkohet, dhe pres që menjëherë pas pushimeve, ka mesi i muajit gusht, ky ligj të votohet në Kuvend”, tha ministri Mariçiq.

Ai tha se Kodi Zgjedhor është i komplikuar për miratim dhe se gjithmonë është miratuar me konsensus.

“Për momentin ende po punohet në tekst. Ka propozim në Kuvend, i nënshkruar nga disa nga koordinatorët e katër partive më të mëdha politike, por ajo që dëshiroj ta them është se kjo s’do të thotë se është ligji përfundimtar. Ka ende kohë, jo shumë, por besoj se pas pushimeve do të miratohet”, tha Mariçiq.

Ai theksoi se ideja është që në ligj të përfshihen të gjitha rekomandimet e OSBE-së dhe ODIHR-së dhe të bëhen përmirësime në proces me qëllim që të demokratizohen zgjedhjet dhe të ketë pjesëmarrje më të madhe të qytetarëve.

Ndryshe, presidenti i vendit, Stevo Pendarovski, deklaroi se nuk do të nënshkruajë ligj ku kërkohet 2% të trupit votues për listat e pavarura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat