Temperatura mbi 40 gradë në Maqedoni

Maqedonia

Temperatura mbi 40 gradë në Maqedoni

Më: 31 korrik 2021 Në ora: 09:01
Ilustrim

Me diell dhe shumë nxehtë me temperatura mbi 40 gradë, vazhdon të jetë moti edhe sot në Maqedoninë e Veriut.

Sot temperatura maksimale do të jetë 42 gradë Celsius.

Edhe në Shkup do të ketë mot të ngjashëm, me temperatura maksimale deri në 41 gradë, kurse ajo minimalja do të arrijë në 20 gradë Celsius.

Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike paralajmëron se edhe gjatë ditëve në vijim, në vend do të ketë temperatura mbi mesataren.

Me këtë, Maqedonia vazhdon të jetë ende në fazën e portokalltë dhe janë dhënë edhe rekomandime për mbrojtje të popullsisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat