Dje janë vaksinuar mbi 12.000 qytetarë në Maqedoni

Maqedonia

Dje janë vaksinuar mbi 12.000 qytetarë në Maqedoni

Më: 31 korrik 2021 Në ora: 14:07
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë njofton se vaksinimi po zhvillohet pandërprerë në të gjitha pikat në vend, ndërsa në vijim është edhe vaksinimi në teren.

Nga MSH thonë se janë aplikuar gjithsej 904.583 doza të vaksinave, ndërsa 390.562 qytetarë janë rivaksinuar.

“Dje janë vaksinuar gjithsej 12.545 qytetarë. ️Dozën e parë të vaksinës dje e kanë marrë 3.302 qytetarë.

63% e popullsisë mbi moshën 70 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine. 61% e popullsisë mbi moshën 65 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine.

55% e popullsisë mbi moshën 60 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine. 45% e popullsisë mbi moshën 50 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine”, thonë nga MSH.

Nga MSSH u bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve që të vaksinohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat