Mot shumë i nxehtë me temperatura mbi 40 gradë Celsius

Maqedonia

Mot shumë i nxehtë me temperatura mbi 40 gradë Celsius

Më: 1 gusht 2021 Në ora: 08:45
Ilustrim

Moti sot do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë me erë të lehtë deri mesatare kryesisht nga drejtimi perëndimor.

Temperatura minimale do të lëvizë nga 14 në 23, ndërsa maksimalja nga 35 në 43 gradë Celsius. Indeksi UV do të jetë 9.

Në Shkup do të kemi mot me diell dhe shumë të nxehtë me erë të lehtë nga drejtimi jugperëndimorë. Temperatura minimale do të jetë 20, ndërsa maksimalja do të arrijë 42 gradë Celsius.

Ditëve në vijim do të vazhdojë periudha e motit të qëndrueshëm dhe shumë të ngrohtë me temperatura mbi mesataren për këtë periudhë të vitit. Vlerat maksimale të temperaturës përgjatë Vardarit për 2 deri në 3 gradë do të kalojnë temperaturat 40 gradë Celsius.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat