Sipas Beqarovskit do të ketë rritje të pakontrolluar të rasteve nga 10 gushti me COVID-19

Maqedonia

Sipas Beqarovskit do të ketë rritje të pakontrolluar të rasteve nga 10 gushti me COVID-19

Më: 1 gusht 2021 Në ora: 10:35
Foto ilustrim

Mjeku Niko Beqarovski nga Klinika e Toksikologjisë, jep parashikimin e tij për atë që do të ndodhë me bilancin covid gjatë muajit gusht.

“Pas javës së nxehtë me temperatura të larta në Maqedoni, e cila do të zgjasë deri më 9 gusht me temperatura deri në 44 gradë celsius, nga 10 gushti pritet një rënie e temperaturave, por rritje e pakontrolluar e statistikave të Covid-19”, tha Beqarovski.

Ai u bën thirrje profesionistëve të shëndetit dhe bashkëpunëtorëve që të përdorin 10 ditët e ardhshme për t’u freskuar në ujë të kripur, të ëmbël, të thartë, ndërsa pastaj “do të notojmë përsëri në djersën tonë, nën skafadaret dhe maska”.

“Nëse është një ngushëllim, djersitja është mënyra më e mirë shtesë për të detoksifikuar trupin”, thotë Beqarovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat