MPB: Kapën 80 kilogram marihunë në vlerë prej 250 mijë eurove

Maqedonia

MPB: Kapën 80 kilogram marihunë në vlerë prej 250 mijë eurove

Më: 1 gusht 2021 Në ora: 13:32
Marihunë

Në rrugën Strugë – Ohër janë kapur 80 kilogram marihuanë e cila vlerësohet rreth 250 mijë euro ndërkohë ishte pjesë e transportit ndërkombëtar.

Në  aksionin policor për mbikëqyrje kufitare “Liqeni i Ohrit” Stacioni i Strugës në koordinimi me Prokurorinë Themelore Publike në Strugë në orët e mbrëmjes në rrugën rajonale Strugë – Ohër, në afërsi të Strugës janë kapur 80 kilogram marihuanë.

Vlerësohet se kap vlerën e rreth 250 mijë euro ndërkohë ishte pjesë e transportit ndërkombëtar.

“Në bregun e liqenit, u arrestuan dy persona, në afërsi të të cilëve u gjetën katër thasë me marihuanë në masë rreth 80 kilogram, në vlerë rreth 250 mijë euro”, njoftojnë nga Policia e Maqedonisë së Veriut, duke paralajmëruar padi penale në bazë të nenit 215 nga Kodi Penal për prodhim dhe tregti të lëndëve narkotike në mënyrë të paautorizuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat