“Ballkani i Hapur” edhe në postat e Maqedonisë dhe Serbisë

Maqedonia

“Ballkani i Hapur” edhe në postat e Maqedonisë dhe Serbisë

Më: 2 gusht 2021 Në ora: 20:12
Foto ilustrim

Drejtorët e Postave të Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, Jani Makraduli dhe Zoran Gjorgjeviq sot në Beograd nënshkruan Protokoll për bashkëpunim afarist, në kuadër të iniciativës “Ballkani i Hapur”.

Dokumenti është nënshkruar tri ditë pas Forumit Ekonomik për bashkëpunim rajonal në Shkup, si pjesë e iniciativës “Ballkani i Hapur” dhe është hapi i parë drejtë konkretizimit të marrëveshjes ndërmjet presidentit serb Aleksandar Vuçiq, kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama në përforcimin e bashkëpunimit ekonomik në rajon.

Makraduli deklaroi se nënshkrimi i Protokollit për bashkëpunim është fillim i zbatimit praktik të iniciativës “Ballkani i Hapur”, që në Shkup e paralajmëruan liderët e Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

Gjorgjeviq pas nënshkrimit të Protokollit deklaroi se postat e Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut dëshirojnë të jenë liderë jo vetëm në kornizë nacionale, por edhe ndërkombëtare dhe se Protokolli që është nënshkruar përfaqëson kornizë të bashkëpunimit për arritjen e atij qëllimi.

Gjorgjeviq dhe Makraduli paralajmëruan se do të dërgojnë iniciativë te qeveritë e Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për vendosjen e pullës së përbashkët postare dhe të një çmimi të vetëm për shërbimet e dërgesave, me qëllim që qytetarëve të të gjitha tre vendeve t’iu sigurohen shërbime të një tarife të vetme, si nxitje shtesë për hapjen e tregjeve ballkanike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat