Dimovski: Personeli makinist në Hekurudhat e RMV është në bojkot, nuk do të nisen trenat pas orës 16:00

Maqedonia

Dimovski: Personeli makinist në Hekurudhat e RMV është në bojkot, nuk do të nisen trenat pas orës 16:00

Më: 3 gusht 2021 Në ora: 17:37
Ilustrim

Personeli makinist në Hekurudhat e Maqedonisë së Veriut Transport ka sjellë vendim për bojkot, për shkak të mospagesës së pjesës së dytë të pagës së muajit qershor, për çka pas orës 16:00 nuk do t’i kryejnë detyrat e punës”, deklaroi për MIA, Toni Dimovski përfaqësues i personelit të makinistëve.

Siç informoi ai, vendimi është sjellë në takimin e sotëm të makinistëve dhe ndihmësve, ndërsa bojkoti do të thotë se nuk do të nisen trenat e udhëtimit dhe të mallrave sot pas orës 16.

“Ne kërkuam paga të paguhet deri më datën 25 të muajit tjetër apo të na informojë ekipi i menaxherëve se do të vonohet, por ende nuk jemi të informuar”, deklaroi Dimovski.

Ai paralajmëroi se, do t’i dërgojnë letër Bordit Drejtues dhe Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve si dhe Agjencisë së trafikut hekurudhor përmes së cilës, përpos pagesës së pagës do të kërkojnë edhe pagesë për kompensim për cilësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat