Zjarri në “Bogorodicë”, digjet një automjet policie dhe kazerma e Ushtrisë

Maqedonia

Zjarri në “Bogorodicë”, digjet një automjet policie dhe kazerma e Ushtrisë

Më: 3 gusht 2021 Në ora: 19:41
Foto

Pas një ballafaqimi prej katër orësh me flakët që kanë prekur pyjet pranë kufirit Maqedoni-Greqi, zjarri është vënë nën kontroll, njoftojnë nga komuna e Gjevgjelisë.

Autoritetet komunale thonë se edhe pse zjarri është ende aktiv, ai është nënkotroll.

“Zjarri përfshiu një zonë të madhe të pyllit me pisha, dhe për shkak të erës u përhap në territorin grek, duke prekur kazermën kufitare të URM -së, ku një automjet policie është djegur.

Në lokalizimin e zjarrit përveç brigadës zjarrfikëse – Gjevgjeli, kanë marrë pjesë edhe ndërmarrja publike “Komunalec” me mekanizim, si dhe policia kufitare dhe punonjësit e hotelit “Flamingo”.

Nga ana greke, zjarrfikës nga Polikastro u përfshinë gjithashtu në lokalizim e zjarrit”, thonë nga Komuna e Gjevgjelisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat