Viti shkollor nis vetëm me ditarë elektronik

Maqedonia

Viti shkollor nis vetëm me ditarë elektronik

Më: 4 gusht 2021 Në ora: 18:16
Ilustrim

Nga shtatori ditarët klasik do të zëvendësohen me ato elektronikë. Viti i ri shkollorë për mësimdhënësit do të fillojë ndryshe, më çka arsimtarët  nuk do të jenë të detyruar të fusin të dhënat dhe notat për nxënësit si në ditarë të shtypur ashtu edhe në ato elektronik. Kështu bëri të ditur Byroja për Zhvillimin  Arsimit.

Ndryshimet e reja do të zbatohen për arsimin fillor dhe të mesëm, të cilat janë kërkesë e mësuesve, që duan të lirohen nga detyrimet për mbajten e regjistrimeve të dyfishta në procesin arsimor.  Sipas Byros, mësuesit tashmë dinë të plotësojnë një ditar elektronik që ka qenë pjesë e sistemit arsimor prej vitesh. Regjistrimet elektronike do të udhëhiqen prej  rreth 25.000 mësuesish dhe profesorësh. Në ditarët elektronikë, përveç notave, do të futen informacione për mungesat dhe aktivitetet e nxënësve.

Procesi i digjitalizimit të arsimit është një nga prioritetet e Qeverisë, i cili synon modernizmin dhe integrimin e sistemit arsimor kombëtar në hapësirën arsimore evropiane.

Nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës deklarojnë se janë gati të fillojnë vitin e ri shkollor në kushtet e pandemisë, duke përsëritur se skenari më i mirë është mësimi me prezencë fizike me të gjithë nxënësit, në qoftë se gjendja epidemiologjike në vend është e mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat