Mbyllet rruga nga Dellçeva

Maqedonia

Mbyllet rruga nga Dellçeva

Më: 4 gusht 2021 Në ora: 19:25
Ilustrim

Zjarr i madh ka kapluar pasdite rajonin e Pehçevës. Në postimet e qytetarëve në rrjetet sociale thuhet se zjarri po zgjerohet me shpejtësi duke kërkuar ndihmë nga autoritetet.

Kreu i Komunës së Pehçevës Dragan Trençovski tha se janë marrë të gjitha masat dhe është kërkuar ndihmë nga Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim. Drejtuesi i Qendrës për menaxhim me kriza Stojançe Angellov tha se për luftë me zjarret në Pehçevë janë dërguar pesë helikopterë, dy vendor dhe tre nga Serbia. Në këtë drejtim u apeloi qytetarëve që të ruajnë qetësinë dhe të respektojnë masat. Për shkak të zjarreve që përfshinë rajonin e Pehçevës dhe Dellçevës, nga policia njoftuan se rruga rajonale që lidh këto dy qytete është ndaluar për qarkullim deri në stabilizimin e gjendjes.

Zjarre aktive ka edhe në Komunën e Tearcës, konkretisht zjarri është shkaktuar në një deponi në fshatin Nerasht dhe një zjarr në Kratovë.

Ilija Bojarovski nga QMK thotë se ekspertët në terren tregojnë se ka dyshime që disa nga zjarret janë shkaktuar me qëllim.

“Nuk ka fakte konkrete, por indikacionet nga terreni dhe profesionistët që na tregojnë të dhënat nga fillimi i zjarreve por edhe kur i shuajnë zjarret gjejnë materiale të caktuara për ndezje, por edhe të mos gjejnë është e palogjikshme që një zjarr të fillojë në shtatë vende”- deklaroi Ilija Bojarovki, QMK

Nga Ndërmarrja publike “Pyjet Kombëtare” thonë se situata me zjarret vazhdon të jetë serioze. Drejtoresha Juliana Nikollova, thotë se ka zjarre që janë aktive dhe të rrezikshme.

“Zjarre që janë aktive, janë në Rankovc të Kumanovës, Berovë/Pehçevë, Koçan të cilin e vizituam dje dhe atje kemi zjarr i cili ndoshta brenda ditës është lokalizuar, në pjesën e Vallandovës e Gjevgjelisë, kemi zjarre të lokalizuara, Kratovë, Kriva Pallankë, Gostivar, Makedonski Brod, Strugë, ku janë lokalizuar ndërsa një pjesë janë shuar”- pohoi Juliana Nikollova, Drejtoreshë e N.P. Pyjet Kombëtare.

Nga MPB thonë se pas masave për ndalesë, përveç kontrolleve që do të bëjë policia e Pyjeve, kontrolle të përforcuara do të bëjë edhe policia. Nga MPB rikujtojnë se shkaktimi i zjarrit me qëllim ose nga pakujdesia është vepër penale dhe sipas nenit 227 të Kodit penal, ndëshkohet me dënim me burg deri në 8 vite.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat