Për dalje nga RMV. në Tabanoc, koha e pritjes rreth 30 minuta

Maqedonia

Për dalje nga RMV. në Tabanoc, koha e pritjes rreth 30 minuta

Më: 9 gusht 2021 Në ora: 19:06
Foto ilustrim

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është i matur.

Në vendkalimin “Tabanoc”, informojnë nga LAMM, vërehet frekuentim i shtuar i automjeteve për dalje nga vendi, koha e pritjes është rreth 30 minuta. Në vendkalimet e tjera kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

“Ndërprerje të komunikacionit për të gjitha llojet e automjeteve, duke filluar nga 06.08.2021, prej orës 9:15, për shkak të kryerjes së punëve ndërtimore në rrugën rajonale R2335 Zhitoshë-Krivogashtan”, kumtuan nga LAMM.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor dhe vozitje të kujdesshme, posaçërisht në rrugët nëpër fushëgropa, lugina lumenjsh, gryka malore, ku ka mundësi për dukuri të shembjeve. Kjo posaçërisht ka të bëjë me akset Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat