Deri në tre muaj qytetarët detyrohen të presin për marrjen e letërnjoftimit të ri

Maqedonia

Deri në tre muaj qytetarët detyrohen të presin për marrjen e letërnjoftimit të ri

Më: 10 gusht 2021 Në ora: 16:04
Foto ilustrim

Qytetarë të shumtë janë duke u përballur me probleme sa i përket pajisjes me letërnjoftim, atyre që tashmë u ka skaduar afati i letërnjoftimit po detyrohen të presin deri në tre muaj, në mënyrë që të marrin letërnjoftimin e ri.

Arsyetimi në Qendrat Komunale për Pajisje me Dokumente (QPD) është se procesi i marrjes së letërnjoftimit zgjatë deri tre muaj, pasi që nuk ka materiale për prodhimin e tyre.

E, problemi për tu pajisur me letërnjoftim ka shkaktuar telashe të shumta edhe të mërgimtarët, pasi që ata shfrytëzojnë rrugët në Serbi, për tu kthyer në vendet evropiane ku ata jetojnë dhe veprojnë, kurse pa letërnjoftim ata nuk po lejohen të kalojnë në shtetin serb.

Telegrafi ka dërguar disa herë pyetje në Ministrinë e Punëve të Brendshme lidhur me këtë çështje, por që deri këto momente nuk ka pranuar asnjë përgjigje apo sqarim.

Të tilla probleme me mungesën e materialit për prodhimin e letërnjoftimeve ka pasur edhe gjatë vitit të kaluar.

Ndryshe, më herët, me procedurë të rregullt marrja e letërnjoftimit kushton 10 euro, dhe lëshohet për 1-15 ditë, kurse me procedurë të shpejtuar, 10 + 50 euro, kurse lëshohet për 1-72 orë.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat