Vdes këmbësori, goditet nga kamioni

Maqedonia

Vdes këmbësori, goditet nga kamioni

Më: 13 gusht 2021 Në ora: 11:13
Foto ilustrim

Një këmbësor ka humbur jetën pasi u godit nga kamioni, sonte në rrugën rajonale Ohër – Strugë.

Informacionin e ka konfirmuar zëdhënësi i Sektorit të Punëve të Brendshme në Ohër, Stefan Dimoski i cili sqaroi se automjeti transportues ka goditur këmbësorin i cili ka vdekur në vendngjarje.

“Sonte, rreth orës 19 në SPB Ohër është denoncuar se në rrugën e vjetër Ohër – Strugë, te Plazhi i Orovnikut automjeti transportues ka goditur këmbësorin, i cili ka vdekur në vendin e fatkeqësisë.

Vdekjen e ka konstatuar mjeku i ndihmës së shpejtë”, tha Dimovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat