Në fund të vitit 2023 duhet të përfundojnë punët në autostradën Kërovë – Ohër

Maqedonia

Në fund të vitit 2023 duhet të përfundojnë punët në autostradën Kërovë – Ohër

Më: 17 gusht 2021 Në ora: 21:21
Foto

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e fundit e vërtetoi Informacionin ku vërtetohet se 31.12.2023 është afati i përfundimit të punëve për ndërtimin e autostradës Kërçovë – Ohër.

“Në mbledhjen e sotme u shqyrtua dhe miratua Informacioni në bazë të cilit Qeveria pranoi tekstin e Aneks nr 5 të Marrëveshjes për ndërtimin e autostradës Kërçovë Ohër mes Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore dhe Sinohydro Corporation Limited”, nga ku vërtetohet afati për përfundimin e punëve në këtë aks rrugor pa implikime shtesë ndaj Buxhetit të Maqedonisë së Veriut”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Ndryshe, kjo autostradë nisi të punohet qysh kur në Qeveri ishte Nikolla Gruevski, ndërsa vazhdoi me zgjatjen e afateve edhe në Qeverinë e Zaevit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat