Në Maqedoni publikohen çmimet e reja të derivateve të naftës

Maqedonia

Në Maqedoni publikohen çmimet e reja të derivateve të naftës

Më: 23 gusht 2021 Në ora: 13:01
Foto Ilustrim

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit miratoi vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 1,58% në raport me vendimin e datës 16.08.2021.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) ulen për 1,00 denar/litër, ndërkaq çmimi i shitjes me pakicë i benzinës ЕUROSUPER BS-98 ulet për 1,50 denarë/litër.

Ulje prej 0,50 denarë/litër ka te çmimi i shitjes me pakicë i ЕURODIZELIT (D-Е V). Çmimi i shitjes me pakicë i Mazutit М-1 SU ulet për 0,751 denarë/kg dhe tani do të jetë 35,930 den/kg.

Nga data 24.8.2021, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Benzinë për motorë EUROSUPER BS95 – 70,50 (denarë/litër)
Benzinë për motorë EUROSUPER BS98 – 72,00 (denarë/litër)
Naftë për motorë EURODIZEL BS (D-E V) – 61,50 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) – 61,00 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 35,930 (denarë/kilogram).

Në periudhën e kaluar shtatëditore të gjitha çmimet referente në bursat botërore, mesatarisht shënojnë ulje edhe atë: te benzina për 3,794 %, te nafta për 2,287 %, te vaji ekstra i lehtë për 2,886 % dhe të mazuti për 2,781%.

Në të njëjtën periudhë kursi i denarit në raport me dollarin është më i lartë për 0,043%. Theksojmë se këto janë çmimet maksimale të derivateve të naftës nga ora 00:01 e datës 24.8.2021.

Tregtarët me shumicë dhe pakicë me derivate të naftës dhe lëndë djegëse për transport, mund t’i formulojnë çmimet e derivateve të ndryshme të naftës dhe lëndëve djegëse për transport edhe më të ulëta se çmimet më të larta që janë përcaktuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat