Rritet numri i të infektuarve në spitalin e Strugës

Maqedonia

Rritet numri i të infektuarve në spitalin e Strugës

Më: 24 gusht 2021 Në ora: 22:23
Foto ilustrim

Ditëve të fundit është rritur ndjeshëm numri i të infektuarve me Covid-19 në Strugë, ndërsa është rritur edhe numri i të shtruarve në spital.

Momentalisht në spitalin modular në Strugë ka 32 pacientë pozitiv me Covid-19, prej të cilëve 22 janë në mbështetje të oksigjenit. Pacienti më i ri në moshë është 38 vjeç, ndërsa më i vjetër 78 vjeç.

Aktualisht në spital ka edhe 8 pacientë të shtruar të cilët kanë pranuar të dy dozat e vaksinës, por gjendja e tyre është më stabile. Nga spitali thonë se situata është nën kontroll dhe janë të përgatitur.

“Të gjithë pacientët të cilët kanë pasur nevojë, janë trajtuar në spitalin tonë, janë hospitalizuar, marrin trajtimet e nevojshme dhe gjithmonë jemi të përgatitur edhe për një hap tjetër në qoftë se kemi rritje të numrit.”,- deklaroi drejtori i spitalit të Strugës, Armend Arsllani.

Momentalisht në spitalin modular në Strugë ka edhe 3 shtretër të lirë, ndërsa është në përgatitje edhe reparti intern i cili më herët shërbente si qendër Kovid. Reparti disponon 30 shtretër.

Aktualisht në Strugë ka 322 raste aktive me Covid-19, ndërsa në Ohër 303. Në spitalin modular në Ohër ka të shtruar 32 pacientë, 4 prej të cilëve janë të vaksinuar me dy dozat e vaksinës, por kanë pamje të lehtë klinike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat