Zaev: Kiçeec është liruar nga burgu me argumente

Maqedonia

Zaev: Kiçeec është liruar nga burgu me argumente

Më: 6 shtator 2021 Në ora: 11:46
Zoran Zaev

Kryeministri Zoran Zaev sot ka komentuar aksidentin tragjik në rrugën Gostivar-Kërçovë ku një i ri humbi jetën.

Zaev tha në lidhje me përfshirjen në aksident të të burgosurit Zoran Milevski-Kiçeec ka biseduar me drejtorin për Zbatimin e Sanksioneve, Marijan Spasovski dhe se ai ka argumentuar që Kiçeec është liruar me arsyestim shëndetësorë.

“Këtu kemi të bëjmë me dokumentacion të kompletuar mjekësorë, për arsye shëndetësore, që i takon çdo personi që vuan dënimin që të mund t’i shfrytëzojë posaçërisht me këto argumente që janë me nënshkrime nga mjekë përkatës”, tha mes tjerash Zaev.

Kreu i ekzekutivit tha se nuk ka informacione se pse Kiçeec po udhëtonte drejt Shkupit dhe se pse me të po udhëtonin edhe dy shtetas serb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat