Për Ditën e Pavarësisë, nesër bllokohen këto rrugë të Shkupit

Maqedonia

Për Ditën e Pavarësisë, nesër bllokohen këto rrugë të Shkupit

Më: 6 shtator 2021 Në ora: 17:08
Foto ilustrim

Për shkak të përgatitjeve për shënimin e Ditës së Pavarësisë – 8 Shtatorit, në rajonin e qendrës së Shkupit, nesër më 07.09.2021 (e martë), duke filluar nga ora 11:00 të mbyllura për komunikacion do të jenë:

Rruga “11 Tetori” dhe rruga “Dimitrie Çupovski” në drejtim të rrugës “Vasill Gllavinov” deri te rruga “Filipi i Dytë i Maqedonisë”, ndërkaq në drejtimin e kundërt do të jetë i hapur, kurse nga ora 15:00 komunikacioni do të bllokohet në të dy drejtimet.

Nga ora 23 të datës 07.09.2021 deri në ora 11:00 të datës 08.09.2021 në mënyrë shtesë do të mbyllen rrugët “Dame Gruev”, “Maqedonia” deri te udhëkryqi me rrugën “11 Tetori” dhe rruga “Filipi i Dytë” në drejtim të “13 Nëntorit” deri re rruga “11 Tetor” dhe rruga “11 Tetor” në drejtim të bulevardit “Koço Racin” deri te rruga “Dame Gruev”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat