RMV, më shumë të shëruar sesa të infektuar me covid gjatë 24 orëve

Maqedonia

RMV, më shumë të shëruar sesa të infektuar me covid gjatë 24 orëve

Më: 6 shtator 2021 Në ora: 20:23
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut informon sene 24 orët e fundit janë regjistruar 199 raste të reja me Covid-19 nga 2 558 testime të kryera, 556 pacientë u shëruan, ndërsa 32 humbën jetën.

Numri i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë është 180,243, numri i pacientëve të shëruar është 159,365, numri i vdekjeve është 6,097, dhe numri i rasteve aktive është 14 781.

Në Shkup ndërruan jetë 13 qytetarë (80, 76, 75, 72, 72, 69, 69, 64, 61, 57, 55, 45, 35v), gjashtë në Tetovë (81, 78, 77, 69, 62, 53v), tre nga Gostivari (83, 74, 68v), dy persona nga Velesi (72, 64v) dhe nga një në Prilep (80v), Kavadarci (72v), Ohri (77v), Strumica (77v), Struga (79v), Sveti Nikolla (57v), Radovishi (49v) dhe Delçeva (71v).

Deri më tani janë realizuar 1 190 914 testime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat