Tre të rinj të lënduar në një aksident në Kavadar, dy me lëndime serioze

Maqedonia

Tre të rinj të lënduar në një aksident në Kavadar, dy me lëndime serioze

Më: 7 shtator 2021 Në ora: 11:37
Foto ilustrim

Tre persona të rinj janë lënduar në një aksident trafiku mbrëmë në Kavadar.

Mjeku kujdestar në Ndihmën e Shpejtë në Kavadar Ratko Grkov, për AIM tha se një vajzë dhe një djalë janë lënduar më rëndë.

“Të rinjtë janë lënduar nga aksidenti i një biçiklete me një motor, i cili ka ndodhur në afërsi të shkollës komunale “Dimkata Angellov-Gaberot”.

Pas ndihmës së parë, një djalë dhe një vajzë janë dërguar në Shkup, për shkak të seriozitetit të lëndimeve”, tha Grkov.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat