Teuta Arifi: Me tre automjete është bërë shuarja e zjarrit

Maqedonia

Teuta Arifi: Me tre automjete është bërë shuarja e zjarrit

Më: 10 shtator 2021 Në ora: 16:27
Teuta Arifi

Kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi sot vizitoi Njësitin Territorial Kundër Zjarrit në Tetovë nga ku u informua për rastin tragjik.

Ajo thotë se nga ë dhënat zyrtare të shërbimit dispeçerik të NJTKZ Tetovë, më datë 08.09.2021 në ora 21:02 minuta është pranuar thirrje për zjarr në repartin e qendrës Infektive në Tetovë.

JKTZ ka intervenuar menjëherë me 3 automjete kundër zjarrit dhe 16 zjarrfikës të cilët kanë arritur në vendngjarje në ora 21:07 minuta. Dy automjete janë pozicionuar në pjesën e përparme të objektit të spitalit modular, kurse njëri në anën e pasme, për të parandaluar që flakët të përhapen edhe në objektin e repartit infektiv që është shumë afër objektit të spitalit modular. Zjarri është lokalizuar në ora 21:30 minuta, kurse është shuar plotësisht në ora 21:45 minuta”, thotë Arifi.

Ajo shton se hetimi në vendngjarje ka përfunduar, ndërsa tani bëhet analizimi i provave materiale, dëshmive dhe fakteve.

Me vendim të Këshillit komunal të Tetovës sot u vendos që komuna e Tetovës të mbulojë shpenzimet e shërbimeve mortore për viktimat, si dhe ka miratuar ndihmë financiare për të gjitha familjet e viktimave, si dhe për të mbijetuarit nga kjo tragjedi”, shkruan Artifi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat