30 viktima dhe 572 raste të reja me coronavirus në Maqedoni

Maqedonia

30 viktima dhe 572 raste të reja me coronavirus në Maqedoni

Më: 14 shtator 2021 Në ora: 19:26
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë njofton se në në 24 orët e fundit janë kryer 4.511, ndërsa janë regjistruar 572 raste të reja me coronavirus.

Më shumë raste të reja me coronavirus ka në Shkup-287, Kumanovë-58, Kavadar-24, Tetovë dhe Kërçovë nga 21.

Instituti për Shëndet Publik sot ka regjistruar 694 pacientë të shëruar nga coronavirusi.

Janë konfirmuar 30 viktima nga coronavirusi. 10 persona të vdekur nga Shkupi (88, 76, 74, 74, 70, 67, 67, 63, 59, 43), 4 të vdekur nga Gostivari (77, 71, 57 dhe 51), nga dy të vdekur nga Kumanova (82) dhe (78), Tetova (75, 58) dhe Kavadari (69, 66), nga një person i vdekur nga Velesi (77), Strumica (82), Shtipi (83), Negotina (98), Sveti Nikolla (66), Radovishi (68), Berova (69), Vinica (77), Demir Kapia (25) dhe Pehçeva (78).

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 184.277, numri i pacientëve të shëruar është 165.077, numri i vdekjeve është 6.307, ndërsa numri i rasteve aktive është 12.893.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat