Tentoi të mashtrojë policinë, arrestohet 20 vjeçari

Maqedonia

Tentoi të mashtrojë policinë, arrestohet 20 vjeçari

Më: 14 shtator 2021 Në ora: 20:46
Foto ilustrim

Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar 20 vjeçarin, pasi ky i fundit kishte paraqitur në këtë institucion një deklaratë të rrejshme, se vetura e tij është vjedhur.

Ndaj të dyshuarit, policia ka paralajmëruar kallëzim penal.

“Më 6 shtator, në Stacionin Policor në Çair, 20 vjeçari D.I. ka paraqitur se në Shkup i është marrë një veturë me tabela italiane. Por, pas marrjes së masave dhe aktiviteteve nga punonjësit policor, është konstatuar se bëhet fjalë për një deklaratë të rrejshme”, deklarojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Raportohet që 20 vjeçari e ka pranuar veprën, duke sqaruar që veturën e tij e ka dorëzuar te një person për shkak të borxhit, ndërsa gjithë këtë ka dashur ta fsheh nga familja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat