Lokalizohet zjarri në këto vende të Maqedonisë

Maqedonia

Lokalizohet zjarri në këto vende të Maqedonisë

Më: 16 shtator 2021 Në ora: 00:09
Foto ilustrim

Lokalizohet zjarri i cili sot pasdite e kaploi atarin mbi fshatin Gabrovë të Dellçevës. Nga Njësiti Territorial Zjarrfikës informuan se ekipet e tyre do të qëndrojnë në afërsi të vendit të quajtur “Shtabi” i cili më së shumti është kapluar nga zjarri.

“Zjarri në lokacionin e përmendur ‘po digjej’ në disa vende me çka më se e nevojshme është kujdestaria e ekipeve tona edhe në orët e natës. Në zjarr është shkaktuar dëm material, ndërsa gjatë kësaj një person është lënduar”, informojnë nga NJTZ Dellçevë.

Sipas informacioneve të Shërbimit urgjent mjekësor, personi i lënduar është në gjendje të mirë pa lëndime dhe djegie më serioze.

Ky është zjarri i parë pas serisë së zjarreve të cilat gjatë muajit të kaluar e kapluan rajonin e Dellçevës dhe shkaktuan dëme me përmasa të paimagjinueshme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat