Kasami: Tetova nuk ka kushte elementare për jetesë

Maqedonia

Kasami: Tetova nuk ka kushte elementare për jetesë

Më: 16 shtator 2021 Në ora: 00:43
Bilall Kasami

I ftuar në një emision televiziv, kryetari i Lëvizjes BESA Bilall Kasami ka folur për kandidatët për komuna si dhe këshilltarët komunalë. Ai mes tjerash theksoi se BESA nuk ka nxjerrë kandidat në Kërçovë dhe Bërvenicë me të vetmin qëllim që të mos përçahet vota shqiptare.

Gjithashtu Kasami ka deklaruar se Tetovës i duhet një kryetar që kujdeset për ta.

“Tetova ska kushte elementare për jetesë.

Tetova nuk ka plan detal urbanistik e as ujë për pije. Tetovës duhet të kthejmë dinjitetin me një kryetar që kujdeset për ta”, ka deklaruar Kasami.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat