Mickoski thotë se për zjarrin në Tetovë duhet të ketë përgjegjësi

Maqedonia

Mickoski thotë se për zjarrin në Tetovë duhet të ketë përgjegjësi

Më: 16 shtator 2021 Në ora: 13:41
Kryetari i OBRM-ODUKM-së, Hristijan Mickoski

Kryetari i OBRM-ODUKM-së sot tha se bashkërisht me deputetin Aleksandar Veljanovski në Nerasht kanë shprehur ngushëllime.

Ai tha se ka qenë aty për të biseduar me personat që ishin dëshmitarë të aksidentit në spitalin modular nga ku 14 persona humbën jetën.

“Njerëzit ende po e përjetojnë atë horror që ndodhi atë ditë. Bisedova me dy djemtë e një viktime. Një pjesë për përjetimin e tyre ma treguan dhe unë shpreh ngushëllime për shkak se ajo që dëgjova me të vërtetë është tragjike”, tha Mickoski.

Ai tha se si OBRM-PDUKM mund të premtojnë se do të obligohen që herët a vonë të mbajnë përgjegjësi fajtorët.

“Nëse nuk ka përgjegjësi, nëse nuk ka dorëheqja të paktën nga ata që janë kompetent në këtë rast”, tha Mickoski.

Ai bëri thirrje për vetëdijesim dhe ata që janë më përgjegjës të japin dorëheqje në mënyrë që të mos përsëritet e njëjta dhe po ashtu kërkoi hetim të pavarur për të konstatuar fajtorët dhe do të mbajnë përgjegjësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat