Mariçiq: Pa asnjë problem po zbatohet regjistrimi

Maqedonia

Mariçiq: Pa asnjë problem po zbatohet regjistrimi

Më: 17 shtator 2021 Në ora: 21:25
Bojan Mariçiq

Ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq sonte gjatë intervistës për televizionin “Sitel” vlerësoi se regjistrimi po zbatohet m sukses, pa asnjë problem dhe se deri më tani janë regjistruar 900.000 qytetarë apo rreth 100.000 në ditë.

“Gjatë fundjavës do të arrijmë një milion qytetarë të regjistruar nga regjistrimi në terren. Plotësisht, kemi numër seriozë edhe nga regjistrimi onlajn. Regjistrimi po vijon me sukses në terren dhe janë tejkaluar të gjitha lëshime teknike që ishin në fillim. Në bashkëpunim me MPB-në dhe “Telekom” janë refuzuar me sukses sulmet e hakerëve, që vinin nga adresa IP prej jashtë vendit” deklaroi ministri Mariçiq.

Sipas ministri, ashtu si kalon koha, qytetarët kanë marrë besimin e procesit, që po vijon shpejtë dhe sigurt. Mariçiq i hodhi poshtë informacionet e partisë E Majta se regjistrimi po bojkotohet me masivitet nga vendbanimet rurale.

Ministri Mariçiq tha se këto nuk zgjedhje, që dikush të pranoj e dikush jo rezultatet e regjistrimit, në rast se këtë e bën opozita. Ai theksoi se nuk ka bazë reale për kontestimin e të dhënave të regjistrimit.

“Të dhënat e qytetarëve ndërlidhen në gjashtë apo shtatë regjistra sipas të dhënave të ndryshme. Ashtu që, ata të dhëna kontrollohen se a janë të besueshme dhe të sakta dhe që janë minimale gjasat për manipulime të të dhënave që mund lehtësisht të vërtetohen”, theksoi Mariçiq.

Në lidhje me aksidentin e spitalit modular në Tetovë, ministri tha se Qeveria e ka marrë seriozisht punën dhe se që nga dita e parë po punon në mënyrë konstante në rastin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat