41 viktima dhe 539 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Maqedonia

41 viktima dhe 539 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Më: 18 shtator 2021 Në ora: 21:11
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 5.589 teste dhe janë regjistruar 539 raste të reja me COVID-19.

Më shumë raste të reja ka në Shkup-274, Kumanovë-52 dhe Kavadar-25.

Sot janë regjistruar 245 pacientë të shëruar nga coronavirusi.

MSh njofton se janë konfirmuar 41 viktima nga coronavirusi. 23 persona të vdekur nga Shkupi (84, 82, 81, 79, 78, 77, 75, 73, 71, 68, 68, 66, 64, 62, 62, 62, 62, 60, 56, 52, 47, 31, 23 dhe 18), 4 persona të vdekur nga Tetova (82, 81, 76 dhe 69), nga 3 të vdekur nga Kumanova (71, 69 dhe 66) dhe Kërçova (84, 81 dhe 63), nga një i vdekur nga Prilepi (66), Gostivari (83), Manastiri (72), Strumica (75), Ohri (78), Struga (45), Kavadari (79) dhe Dibra (54g).

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 186.549, numri i pacientëve të shëruar është 166.851, numri i vdekjeve është 6.437, ndërsa numri i rasteve aktive është 13.261.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat