Regjim i posaçëm i komunikacionit në Shkup nga ora 9 deri në ora 14

Maqedonia

Regjim i posaçëm i komunikacionit në Shkup nga ora 9 deri në ora 14

Më: 19 shtator 2021 Në ora: 11:41
Foto ilustrim

Për shkak të realizimit të manifestimit “Velo Fiesta, Ministria e Punëve të Brendshme, njoftoi se sot nga ora 09:00 deri në ora 14:00 do të ketë regjim të posaçëm të qarkullimit.

Në rrugën “Dimitrie Çupovski” në pjesën e udhëkryqit me rr. “Dame Gruev” deri te udhëkryqi me rr. “11 tetori” në Shkup.

“Departamenti për siguri në drejtimin rrugor do të ndërmarrë masa për regjim të posaçëm të qarkullimit në rrugët e apostrofuara, ndërsa komunikacioni do të rikahëzohet nëpër rrugët përreth”, ka njoftuar MPB-ja.

MPB apelon deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion të respektojnë urdhrat që do t’i japin nëpunësit e uniformuar policor ku do të zhvillohet ngjarja me qëllim të zhvillimit të trafikut në mënyrë të sigurt dhe të papenguar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat