Mariçiq: Po hyjmë në fazën e fundit të regjistrimit

Maqedonia

Mariçiq: Po hyjmë në fazën e fundit të regjistrimit

Më: 19 shtator 2021 Në ora: 18:14
Bojan Mariçiq

Pasi Enti Shtetëror i Statistikave njoftoi se sot janë regjistruar më shumë se një milion qytetarë, Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq theksoi se ne po hyjmë në fazën e fundit të regjistrimit, i cili është kryer me sukses pas 20 vjetësh.

“Mbi një milion qytetarë të regjistruar. Lajm i mirë nga Enti Shtetërori i Statistikave. Po hyjmë në fazën e fundit të regjistrimit, i cili po kryhet me sukses pas 20 vjetësh!”, shkruan Mariçiq në Facebook.

Ai falënderoi veçanërisht, siç tha, regjistruesit të cilët punojnë pa u lodhur në terren për të siguruar një të ardhme më të mirë për të gjithë ne.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat