23 viktima dhe 365 raste të reja me koronavirus

Maqedonia

23 viktima dhe 365 raste të reja me koronavirus

Më: 19 shtator 2021 Në ora: 19:53
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë njofton se në në 24 orët e fundit janë kryer 4.015 teste, ndërsa janë regjistruar 365 raste të reja me coronavirus.

Më shumë raste të reja ka në Shkup-183, Ohër-24 dhe Shtip 20.

Instituti për Shëndet Publik sot ka regjistruar 551 pacientë të shëruar nga coronavirusi.

Janë konfirmuar 23 persona të vdekur: 8 persona të vdekur nga Shkupi (89, 88, 78, 77, 77, 66, 60, dhe 60), 3 persona të vdekur nga Velesi (62, 59 dhe 59), nga 2 persona të vdekur nga Kumanova (75, dhe 63), dhe Kavadari (72, dhe 65), nga një person i vdekur nga Tetova (67), Prilep (75), Manastir (95), Strumica (87), Shtipi (45), Struga (62), Sveti Nikolla (66) dhe Radovishi (63).

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 186.914, numri i pacientëve të shëruar është 167.402, numri i të vdekurve është 6.460, ndërsa numri i rasteve aktive është 13.052.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat