Në autostradën Kumanovë – Shkup – Veles, shqipton 191 gjoba për vozitje të shpejtë

Maqedonia

Në autostradën Kumanovë – Shkup – Veles, shqipton 191 gjoba për vozitje të shpejtë

Më: 20 shtator 2021 Në ora: 09:06
Foto Ilustrim

Ministria për Punë të Brendshme informon se gjatë ditës së djeshme (19.09.2021) Njësia Lëvizëse për Sigurinë në Trafikun Rrugor ka kryer kontrolle të intensifikuara në autostradën Kumanovë – Shkup – Veles për të sanksionuar automjetet që lëvizin me shpejtësi më të madhe se e lejuara, me çka u sanksionuan 191 automjete.

Nga MPB thonë se prej tyre 27 automjete lëviznin me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se sa ishte e lejuar.

Dhe tre automjete lëviznin me një shpejtësi mbi 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar.

“Kontrollet e intensifikuara do të vazhdojnë në ditët në vijim. Ne u bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë rregullat e trafikut dhe të kontribuojnë bashkërisht në rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat