Me më shumë raste aktive me COVID-19 në Shkup, Tetovë, Kumanovë dhe Ohër

Maqedonia

Me më shumë raste aktive me COVID-19 në Shkup, Tetovë, Kumanovë dhe Ohër

Më: 20 shtator 2021 Në ora: 11:08
Foto Ilustrim

Sipas statistikave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i rasteve të reja me coronavirus shënon ulje, por mbetet i lartë numri i vdekjeve.

Sipas autoriteteve, më së shumti nga coronavirusi pësojnë personat e pavaksinuar.

Siç informoi web-faqja “ourworldindata.org” sipas numrit të vdekjeve, javën e kaluar Maqedonia ka qenë e para në Evropë, ndërsa e katërta në botë.

Nga statistikat e djeshme të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i rasteve aktive me COVID-19 është 13.052, ndërsa më shumë ka në Shkup, Tetovë, Kumanovë, Ohër, Strugë, Gostivar dhe qytete tjera.

Ndryshe, numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 186.914, prej të cilëve 167.402 janë shëruar, ndërsa 6.460 kanë ndërruar jetë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat