Për gjashtë për qind është rritur numri i nxënësve në shkollat profesionale në Maqedoni

Maqedonia

Për gjashtë për qind është rritur numri i nxënësve në shkollat profesionale në Maqedoni

Më: 20 shtator 2021 Në ora: 17:45
Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska gjatë vizitës së sotme në shkollën e mesme “Goce Dellçev” në Vallandovë kumtoi se MASH-i formon shumë paralele duale për mësim më cilësor dhe më shumë nxënës në shkollat e mesme profesionale.

Ajo theksoi se gjatë disa muajve të fundit MASH-i kreu proces voluminoz për avancimin e cilësisë së arsimit të mesëm profesional dhe për afrimin e përparësive dhe mundësive që i ofron ky lloj i arsimit – drejt nxënësve të cilët janë regjistruar në arsimin e mesëm në vitin e ri shkollor dhe drejt atyre të cilët fillimisht duhet të sjellin vendim për drejtimin në të cilin do të edukohen.

“Në dialog me dhomat e komunitetit të biznesit, komunat dhe shkollat, dhe me mbështetje të madhe nga Ambasada Zvicerane përmes “Mëso zgjuar, puno profesionalisht” ia dolëm të arrijmë qëllimet që kishim synuar, tha Carovska gjatë vizitës së sotme në shkollën e mesme “Goce Delçev” në Vallandovë, ku këtë vit është rritur numri i nxënësve të regjistruar në njërën nga profesionet e ofruara sipas konkursit për regjistrim, në raport me numrit të nxënësve që zgjodhën arsimin në gjimnazet.

Siç informon MASH, Carovska është e kënaqur nga rezultatet në këtë shkollë, por edhe në shumë të tjera në komuna të ndryshme ku përkushtimi maksimal, tha, e ka dhënë efektin e pritur.

“Jam e kënaqur me rezultatet që kemi arritur në këtë shkollë, por edhe në shumë të tjera në komuna të ndryshme ku ajo që bëmë dhe iu përkushtuam maksimalisht, dha efektin e pritur. Në shkollën e mesme “Goce Dellçev” hapëm dy klasa duale, një me teknikë dentar dhe një për teknikë mekanikë për menaxhimin e kompjuterit, dhe ka një klasë të tretë në bujqësi e cila, edhe pse jo duale, do të funksionojë si e tillë, sepse ndërkohë ofrohet kompani me të cilën shkolla do të bashkëpunojë për realizimin e mësimit praktik ”, informoi Carovska, duke shtuar se shkolla regjistron gjithsej 56 nxënës në vitin e parë, nga të cilët 38 në arsimin profesional dhe 18 në gjimnaz.

Ministrja kumtoi se në vitin e ri shkollor në nivel shtetëror, numri i klasave duale është rritur në gjithsej 97, ndryshe nga viti shkollor i kaluar kur kishte vetëm 11 klasa të tilla në të cilat ndërmarrjet marrin pjesë në mësim. Ajo tha gjithashtu se 1,384 nxënës më shumë janë regjistruar në arsimin e mesëm profesional këtë vit në krahasim me vitin e kaluar, që do të thotë se numri i nxënësve në shkollat profesionale është rritur me 6%.

“Këto të dhëna janë argument i mjaftueshëm për ne për të thënë se të rinjtë kanë filluar të njohin nevojën, por edhe përfitimet që ofron përgatitja e mesme profesionale. Ata janë të vetëdijshëm se menjëherë pas përfundimit të arsimit profesional do të përgatiten më mirë dhe do të kenë mundësi më të mëdha për punësim të shpejtë, pasi kompanitë gjithnjë e më shumë po kërkojnë staf profesional të kualifikuar. Sigurisht, ata kanë një bazë të mirë për të vazhduar arsimin e tyre të lartë në një nga fakultetet teknike,” tha Carovska, duke shtuar se ajo pret që ndërgjegjësimi për rëndësinë e arsimit profesional të zhvillohet edhe tek gjeneratat e ardhshme të gjysmë maturantëve.

Siç informoi MASH, Carovska theksoi se këto rezultate janë fryt i dialogut “Mëso me mençuri, puno me profesionalizëm” përmes të cilit për herë të parë këtë vit u krijua një politikë regjistrimi që u përshtatet atyre me pjesëmarrjen e palëve të interesuara , me qëllimin përfundimtar uljen e papunësisë të të rinjve në vend.

“Pyetëm kompanitë se për çfarë lloj stafi kanë nevojë dhe i kemi përfshirë në hapjen e klasave duale, pra në realizimin e trajnimit praktik të nxënësve . “Paralelisht, së bashku me komunat , ne kemi përmirësuar kushtet për të mësuar në shkollat profesionale, dhe gjithashtu kemi ndryshuar ndjeshëm politikën e bursave për nxënësit e shkollave të mesme duke futur deri në 2,200 bursa për nxënës që do të regjistrohen në klasa duale, me kompensim mujore prej 3.500 denarë”, tha Carovska.

MASH thekson se përparimi dhe promovimi i arsimit të mesëm profesional vazhdon të jetë një nga prioritetet kryesore të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës në periudhën e ardhshme. Politikat për krijimin e vendeve të reja të punës me të ardhura solide imponojnë nevojën e rritjes për staf profesional dhe shteti duhet ta sigurojë atë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat