Mickoski: Ofruam masa për t’u ballafaquar me Covid-19, por ata i pranuan me një javë vonesë

Maqedonia

Mickoski: Ofruam masa për t’u ballafaquar me Covid-19, por ata i pranuan me një javë vonesë

Më: 20 shtator 2021 Në ora: 19:47
Hristijan Mickoski

Ne jemi një vend me qeverinë më të paaftë. Javën e kaluar ne jemi të parët sipas numrit të vdekjeve nga coronavirusi për 100.000 qytetarë, thotë lideri i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski në duelin televiziv me kryeministrin Zaev në emisionin “Samo Vistina”.

Sipas tij, askush nuk i mbyll sytë për ato të dhëna të zeza.

“Kur ne ofruam masa dhe ata i pranuan ato me një javë vonesë, pasi dhjetëra qytetarë humbën jetën. Në vend që të shkojnë pas provizioneve të vaksinave, ata duhet të ishin përpjekur të gjejnë një mënyrë për të marrë pjesë në prodhimin e atyre vaksinave dhe për të imunizuar popullatën.

Jemi në humnerë në ballafaqim me coronavirusin. Ky është zëri i qytetarit të zakonshëm”, vlerëson Mickoski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat