Objekti i Teatrit për Fëmijë ka kaluar në pronësi të BFI-së

Maqedonia

Objekti i Teatrit për Fëmijë ka kaluar në pronësi të BFI-së

Më: 20 shtator 2021 Në ora: 20:51

Bashkësia Fetare Islame (BFI) kthen në pronësi objektin e Teatrit Shqiptar për Fëmijë dhe të Rinj në Shkup. Arsyetimi është se objekti në fjalë është vakëf i BFI-së. “Alsat” njofton se disponon me dokumentin e Kadastrës që dëshmon se tani disa ditë ky objekt edhe zyrtarisht rezulton në pronësi të BFI-së. Të pyetur zyrtarisht, nga BFI thonë se objekti në fjalë është kthyer në pronësi dhe më të tash e tutje menaxhon Myftinija e Shkupit. Sipas tyre, teatrit nuk është obliguar ta lëshon objektin deri sa të gjen hapësira për vendosje.

Drejtuesit e Teatrit Shqiptar për Fëmijë dhe të Rinj në Shkup thonë se nuk janë të njoftuar për një vendim të tillë. Drejtoresha e këtij institucioni Dijana Toska na tha përmes telefonit se për një vendim të tillë nuk ka për çfarë të prononcohet derisa nuk është e njoftuar zyrtarisht.

Të njëjtin qëndrim ka edhe Ministria e Kulturës, përmes së cilët ka shkuar njoftimi për kthimin e objektit dhe parcelës në pronësi. Zëvendësministri i Kulturës, Sedat Sulejmani na premtoi se do të interesohet për çështjen në fjalë dhe do të na njofton zyrtarisht. Deri në këto momente nuk morëm qëndrim plotësues nga njeriu i dytë i dikasterit të Kulturës.

Jo zyrtarisht mësohet se Teatrit për Fëmije dhe të Rinj do t’i ofrohet një pjesë e Teatrit Kombëtar Shqiptar në Shkup, por aktorët janë shprehur kundër një veprimi të tillë. Së fundi Qeveria me buxhetin për vitin 2021 kishte ndarë mjete për rinovimin e objektit në Çarshi, përkatësisht bodrumin e teatrit për fëmijë dhe përshtatjen e tij për kushte pune.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat