Kumanovë: 17 të punësuar dhe 76 nxënës janë infektuar që nga fillimi i vitit shkollor

Maqedonia

Kumanovë: 17 të punësuar dhe 76 nxënës janë infektuar që nga fillimi i vitit shkollor

Më: 21 shtator 2021 Në ora: 13:35
Foto ilustrim

Një i punësuar dhe 10 nxënës të infektuar me Kovid-19 nga shkollat e Kumanovës janë lajmëruar gjatë ditës së djeshme në Sektorin për arsim nga komuna e Kumanovës, kumtuan sot kompetentët.

Nxënësit e infektuar janë më shumë të shkollave të mesme dhe fillore.

Nga fillimi i vitit shkollor, përfshirë ditën e hënë, 20 shtator të vitit 2021, nga ana e shkollave fillore dhe të mesme deri tek Sektori për arsim janë lajmëruar 17 të punësuar në shkolla të infektuar me Kovid-19 dhe gjithsej 76 nxënës nga më shumë shkolla”, kumtuan nga Sektori për arsim.

Sipas të dhënave nga Sektori për arsim, në komunën e Kumanovës ka 14.807 nxënës, ndërsa të punësuar janë gjithsej 1.720 në 21 shkolla, prej të cilave pesë janë shkollat e mesme dhe 16 janë shkollat fillore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat