MPPS: Deputetët e opozitës të mos bllokojë ligjin për të dielën ditë pushimi

Maqedonia

MPPS: Deputetët e opozitës të mos bllokojë ligjin për të dielën ditë pushimi

Më: 21 shtator 2021 Në ora: 19:03
Foto ilustrim

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale i bën apel deputetëve të opozitës që të mos pengojnë procedurën parlamentare për Projektligjin për Ndryshimin e Ligjit për Marrëdhëniet e Punës, i cili përcakton se e diela është ditë jopune.

“Fatkeqësisht, gjatë gjithë ditës, Komisioni për Punën dhe Politikat Sociale, për shkak të vërejtjeve procedurale, nuk ishte në gjendje të hapte një debat mbi Projektligjin, të cilin punëtorët e presin dhe i cili duhet të fillojë të zbatohet nga 1 tetori i këtij viti vit.

Ky Projektligj lejon që mbi 92 përqind e punonjësve të pushojnë të dielave dhe kështu të krijojë një ekuilibër mes jetës profesionale private. Për më tepër, zgjidhja ligjore që është në leximin e dytë në Komisionin kryesor parlamentar për Punën dhe Politikën Sociale, për përqindjen e vogël të punëtorëve që do të punojnë të dielën garanton një shtesë prej të paktën 50 përqind më të lartë të mëditjeve dhe ditëve të pushimit”, thonë nga MPPS.

Për këto arsye, theksojnë nga Ministria, është jashtëzakonisht e rëndësishme që deputetët si nga shumica në pushtet ashtu edhe nga opozita të jenë konstruktivë dhe të veprojnë në interes të qytetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat