Renditja e partive në fletëvotime

Maqedonia

Renditja e partive në fletëvotime

Më: 21 shtator 2021 Në ora: 19:05
Foto ilustrim

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka mbajtur shortin për renditjen e partive politike në fletëvotim në zgjedhjet e 17 tetorit. Partitë garojnë si koalicione dhe si të vetme, varësisht komunave dhe marrëveshjeve paraprake. Në listë janë gjithsej 122 parti, koalicione, kandidatë dhe lista të pavarura. KSHZ-ja njoftoi se një ditë para ditës së zgjedhjeve mund të votojnë edhe personat me vendim për izolim të cilët do të duhet të paraqiten në organet komunale zgjedhore, pesë ditë para ditës së zgjedhjeve.

Renditja në fletëvotim;

Opsioni Qytetar për Maqedoninë – GROM
Lëvizja “Të vendosur për ndryshime” – LDP dhe DOM
Bashkimi Demokratik për Integrim
Koalicioni “Të gjithë bashkë” i përbërë nga BDI, ASH dhe AAA
Aleanca për Shqiptarët
Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa
VMRO-DPMNE dhe Koalicioni “Ripërtëritja e Maqedonisë”
Partia Demokratike e Turqve të Maqedonisë
LSDM
Alternativa
PDSH
Koalicioni “Më e mira për komunën time”, i udhëhequr nga LSDM
13 Partia për Lëvizjen e Turqve në Maqedoni
VMRO – Partia popullore
“E Majta”
Lëvizja Besa

Koalicioni i Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës në këto zgjedhje do të ketë numrin 6 në listat e votimit, Lëvizja Besa do të mbajë numrin 16, BDI numrin 3, ndërsa PDSH 11.

Lista për këshilltarët “Më mirë për Tetovën” e udhëhequr nga Hamdi Sulejmani, do të bartë numrin 93, ndërsa lista e Fatmir Limanit që do të garojë në Kërçovë, do të ketë numrin 87. Kandidati i pavarur Enver Pajaziti do të garojë me numrin 64 për Bërvenicën, Abdulla Rexhepi – 73, Agim Sadiku – 53, Shaqir Islami – 57, Shefket Asanov – 118, etj.

Koalicioni i VMRO-DPMNE-së dhe “Ripërtëritja e Maqedonisë” do të garojë me numrin 7, derisa LSDM-ja me numrin 12, kandidatja e pavarur për Qytetin e Shkupit, Danella Arsovska – 82, ndërsa kandidati i pavarur për Kumanovën, Maksim Dimitrievski – 80.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat