Vaksinat Johnson & Johnson do i pranoj Maqedonia e Veriut

Maqedonia

Vaksinat Johnson & Johnson do i pranoj Maqedonia e Veriut

Më: 23 shtator 2021 Në ora: 15:56
Foto ilustrim

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencën e sotme për shtyp njoftoi se Maqedonia e Veriut do të pranojë vaksina kundër koronavirusit, nga kompania Johnson&Johnson, shkruan Alsat. Vaksinat do të jenë donacion nga Danimarka.

“Presim këto ditë që edhe zyrtarisht Danimarka të publikojë donacionin e 250 mijë vaksinave nga prodhuesi Johnson, që do të kenë afat të përdorimit deri në vitin 2023”, theksoi Filipçe.

Ndryshe, vaksina e kompanisë amerikane Johnson&Johnson aplikohet me vetëm një dozë ndërkaq është e zhvilluar me teknologjinë standarde të vaksinave të mëhershme.

Respektivisht nuk përmban teknologjinë m-RNA. Vendi deri më tani ka përdorur vaksinat Pfizer, Sputnik V, Sinopharm dhe Sinovac.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat