Qëndronin ilegalisht në Maqedoninë e Veriut, 52 migrantë arrestohen

Maqedonia

Qëndronin ilegalisht në Maqedoninë e Veriut, 52 migrantë arrestohen

Më: 23 shtator 2021 Në ora: 18:30
Foto ilustrim

Në Llojan të Likovës janë kapur 52 migrantë që po qëndronin në mënyrë ilegale në Maqedoninë e Veriut.

Ndërsa katër prej tyre janë arrestuar menjëherë.

“Punonjësit policor nga Stacioni Policor për Kontroll kufitar – Soport kanë zbuluar 52 migrantë ilegal me preardhje nga vendet afrikane dhe aziatike”, raportojnë nga Policia, duke njoftuar se janë dorëzuar në Qendrën për Transit në Tabanoc, ndaj të cilëve u paralajmëruar kallëzim penal.

Katër prej këtyre migrantëve që vinin nga Pakistanin, janë arrestuar menjëherë, pasi tek ata janë gjetur substanca ilegale dhe armë të ftohta, ndërsa dyshohet se edhe kanë sulmuar pjesën tjetër të grupit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat