Memishi: Komuna do të jetë shtëpia e qytetarëve

Maqedonia

Memishi: Komuna do të jetë shtëpia e qytetarëve

Më: 23 shtator 2021 Në ora: 22:47
Daut Memishi

Kandidati i Lëvizjes Besa për Komunën e Tearcës, Daut Memishi në një prononcim ka folur për faktin se pse ka kandiduar, dhe për planet e tij.

Memishi në prononcimin e tij për Monitor ka thënë se vendimi për të pranuar kandidaturën ka qenë e rëndë por më me rëndësi sipas tij është që të rinjtë të kyçen në politikbërjen aktive dhe të marrin përgjegjësi.

“Si shtytje e parë ka qenë mos përmbushja e premtimeve nga ana e kandidatëve të kaluar, ose ta themi troç nga një kandidat që udhëheq tre mandate komunën e Tearcës. Keq menaxhimi I komunës së Tearcës, ishte ndër arsyet kryesore që unë të pranoj e t’I futem kësaj gare”, tha fillimisht Memishi.

Shtoi se komuna qytetarët e Komunës së Tearcës po përballen me probleme shumë të mëdha dhe u mungojnë gjërat elementare për jetë.

“Përballemi me shumë probleme, siç është me ujin e pijshëm, papastërtia, në komunën tonë kemi shumë deponi të egra të cilët i dëmtojnë shumë qytetarët e komunës së Tearcës. Një veti që I ka munguar komunës së Tarcës ka qenë transparenca para qytetarëve të cilët gjithnjë kanë kërkuar që ky institucion të jetë transparent dhe të dihet se çka punohet në atë komunë, mirëpo kjo ka munguar”, shtoi më tutje Memishi.

U zotua se nëse merr drejtimin e pushtetit lokal, Tearca do të jetë institucioni që do tu japë llogari qytetarëve dhe do t’i informojë ata për çdo veprim.

“Vizioni im është që komuna të ketë atë paraqitjen para qytetarëve se çka punohet dhe si lëvizin punët, edhe qytetarët ta kenë të drejtën e tyre si banorë të kësaj komune të pyesin dhe të drejtohen në komunën e Tearcës të cilën do ta kenë si shtëpinë e tyre”, deklaroi Memishi.

Tha se “rinia” dhe zëri I qytetarëve të Tearcës është arma e tij më e fortë në këto zgjedhje. Ndryshe, në shortin e KSHZ-së, të mbajtur ditë më parë Lëvizjes Besa I qëlloi numri 16-të dhe rrjedhimisht, kandidatët e kësaj partie do ta kenë atë numër në listën zgjedhjore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat