Estonia do të ndihmojë Maqedoninë në digjitalizim

Maqedonia

Estonia do të ndihmojë Maqedoninë në digjitalizim

Më: 24 shtator 2021 Në ora: 15:48
Foto ilustrim

Në Qeveri sot pritet të nënshkruhet marrëveshje mes ekzekutivit dhe Qendrës Estoneze për Zhvillim Ndërkombëtarë.

Sipas njoftimit të Qeverisë, marrëveshja trelaterale do të ndihmoj procesin e digjitalizimit në vendin tonë.

Marrëveshja pritet të nënshkruhet nga zv/kryeministri për Çështje Evropiane Nikolla Dimitrov, ambasadroja e Estonisë në vendin tonë Kristi Karelson dhe ajo e SHBA-së, Kate Marie Byrnes.

Projekti do të duhet ta zbatojë Sekretariati për Çështje Evropiane, me ndihmë financiare nga SHBA, Estonia dhe ndihmë ekspertësh nga Qendra Estoneze për Zhvillim Ndërkombëtarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat