Policia Financiare me padi kundër kryetarit të Petrovecit

Maqedonia

Policia Financiare me padi kundër kryetarit të Petrovecit

Më: 24 shtator 2021 Në ora: 21:14
Foto ilustrim

Para zgjedhjeve dhe vetëm dy ditë para fillimit zyrtar të garës për këshilltarë dhe kryetarë të komunave, Policia Financiare ngriti kallëzim penal kundër kryetarit aktual të Petrovecit nga radhët e VMRO DPMNE-së, i cili garon edhe për një mandat të ri. Hetimi ka treguar se ai dhe katër persona të tjerë dhe tre kompani përmes pastrimit të parave, e kanë dëmtuar buxhetin e komunës për gjysmë milioni euro.

Në periudhën nga 2012 deri në 2018, e kanë keqpërdorur pozitën dhe autoritetin e tyre zyrtar në mënyrë që aplikuesi i parë, si person përgjegjës në komunën e Petrovecit, në emër të komunës së Petrovecit ka paguar 24 fatura fiktive në shumën totale të 31,845,470 denarë, të lëshuara nga personi juridik ACE TRANS KOMPANI SHPKNJP Shkup dhe personi juridik LEOMA TRANS SHPK Shkup, për gjoja kryerjen e punimeve ndërtimore dhe ngarkimit, transportit dhe shkarkimit të mbeturinave të ndërtimit”, tha Arafat Muaremi, Drejtor i Policisë Financiare.

Sipas Policisë Financiare, edhe pse kryetari e ka ditur se gjërat e evidentuara në fatura nuk janë realizuar, faturat janë verifikuar me nënshkrim dhe vulë. Rastin për korrupsion eventual në komunën e Petrovecit pranë Policisë Financiare e ka paraqitur zv-kryeministri për luftë kundër korrupsionit, Lupço Nikollovski. Deri te ai ka arritur denoncim anonim që në muajin maj. Pohon se menjëherë e ka dërguar pranë policisë financiare. Pas më shumë se katër muaj dhe dy ditë para fillimit të fushatës, është ngritur kallëzim penal pranë Prokurorisë për të cilën Nikollovski pohon se nuk është presion e as ballafaqim politik kundër kandidatit opozitar.

E para, as nuk e njoh njeriun e as nuk i njoh njerëzit, nuk e njoh asnjërin prej tyre dhe kjo është dëshmi për veprimin e hapur, transparent dhe jo-selektiv”, pohoi Lupço Nikollovski- zv-kryeministër për luftë kundër korrupsionit.

Por, Nikollovski nuk u përgjigj nëse pranë kabinetit të tij ka arritur denoncim për krim të mundshëm të kryetarëve, bashkë-partiak të tij nga LSDM. Vetëm theksoi se çdo gjë që arrin, menjëherë e përcjellin te institucionet përkatëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat