Mbyllet Lista Zgjedhore e Maqedonisë, nga e hëna fillon fushata

Maqedonia

Mbyllet Lista Zgjedhore e Maqedonisë, nga e hëna fillon fushata

Më: 25 shtator 2021 Në ora: 10:21
Foto ilustrim

Në zgjedhjet lokale të 17 tetorit 2021 mund të votojnë gjithsej 1.824.864 persona. Lista Zgjedhore u mbyll në mbledhjen e fundit të KSHZ-së.

Gjithsej në Listën Zgjedhore ka 1.740.147 persona, ndërsa 82.461 persona janë në punë të përkohshme jashtë vendit. PO ashtu ka edhe 1.899 votues të cilët në ditën e zgjedhjeve do të ndodhen në burg.

Fushata zgjedhore fillon të hënën, përkatësisht 20 ditë para mbajtjes së ditës së zgjedhjeve, kurse rrethi i dytë i zgjedhjeve pritet të mbahet më 31 tetor.

Në këto zgjedhje do të përdoren edhe pajisjet që detektojnë gjurmët e gishtave për të shmang parregullsti eventuale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat