OBRM-PDUKM: Për Qeverinë e Zaevit tragjedia e Tetovës është temë banale

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Për Qeverinë e Zaevit tragjedia e Tetovës është temë banale

Më: 25 shtator 2021 Në ora: 11:26
Foto ilustrim

Nëpërmjet një njoftimi të OBRM-PDUKM-së thuhet se LSDM dhe BDI ikin nga tema e tragjedisë me spitalin modular.

“Përpiqen ta injorojnë temën, ta shpërqendrojnë, ta bllokojnë debatin në Kuvend. Për Qeverinë tragjedia me 14 viktimat është temë banale. Me një fjalë, Zaev, Filipçe, LSDM dhe BDI po sjellen në mënyrë të papërgjegjshme sikur të bëhet fjalë për ndonjë zjarr në restorant dhe jo në spital modular ku 14 pacientë humbën jetën”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Ata shtojnë se Qeveria i ik debatit për shkak se duhet të japë përgjgigje se si mund të digjet një objekt në 3 minuta, pse nuk procedurën tenderuese nuk ka pasur kujdes te materialit dhe pse nuk ka pasur pajisje kundër zjarrit.

“Për gjitha këto pyetje Qeveria duhet të japë përgjigje, po Qeveria ikën. Ikën për shkak se dikush duhet të mbajë përgjegjësi”, thonë nga OBRM-PDUKM

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat