Zaev: Qëllimi ynë është energjia e gjelbër

Maqedonia

Zaev: Qëllimi ynë është energjia e gjelbër

Më: 25 shtator 2021 Në ora: 14:15
Zoran Zaev

Një prej përkushtimeve të kryesore të Qeverisë është që t’i vendosë politikat energjetike në baza stabile afatgjate, të mbështetura në energji të pastër dhe të gjelbër, krijim të kushteve për zhvillim të qëndrueshëm të ekonomisë, mjedisit të pastër jetësor dhe vende të reja të punës.

Kështu deklaroi kryeministri Zoran Zaev në fjalimin e tij në Forumin Socio-Ekonomik në Shkup, në të cilin mori pjesë edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti.

Zaev theksoi se Ligji i ri për Energjetikë i cili tërësisht është harmonizuar me atë të BE-së dhe Komunitetit Energjetik siguron realizim të strategjisë së re për energjetikë deri në vitin 2040 dhe plan nacional për klimë dhe energji.

Si një prej parimeve të Qeverisë, theksoi se është që ajo çka është shkruar në strategjitë dhe programet, shpejtë të realizohet në projekte reale dhe aksione konkrete. Për këtë, është miratuar legjislativë e re dhe është harmonizuar me regullativën e BE-së si mbështetje ndaj investimeve në centralet fotovoltaike dhe mullinjtë e erës.

“Ne jemi vend i diellit, por për fat të keq në të kaluar nuk është shfrytëzuar mjaftueshëm. Por, në katër vitet e kaluara po ndërtohen kapacitete shumë të mëdha. Po realizohen projekte me vlerë prej 30 milionë eurove në centralet fotovoltaike me gjithsej 62 megavat. Në Osllomej, në minierën e vjetër të qymyrit realizojmë 110 megavat, 10 megavat vetëm si shtet dhe dy herë nga 50 megavat me partneritet publiko-privat. Vlera e përgjithshme është 67 milionë euro, a kushti ishte që investitorët për 1 megavat të marrin 1 punëtor. Këto janë 100 të punësuar në centralet e reja fotovoltaike. Në aeroportin e vjetër të Shtipit me kompani franceze janë realizuar 360 megavat me vlerë prej 200 milionë eurove. Me një kompani gjermane në Kumanovë, Kriva Pallankë dhe Staro Nagoriçani janë realizuar 415 megavat, projekt me vlerë 500 milionë euro”, tha Zaev.

Kryeministri theksoi se si nxitje për investitorët, është Ligji i ri për Investime Strategjike. Çdokush që do të investojë mbi 50 milionë euro në energji rinovuese do të mund të arrijë marrëveshje direkte me Qeverinë që do të transformohet në ligj, me çka fitohet rrugë e shpejtë për realizimin e investimit.

“Jemi të përkushtuar për agjendën e gjelbër. Krijojmë kushte për investim, vende të reja të punës dhe mjedis të shëndetshëm jetësor me ardhmëri të sigurt. Ndërtojmë infrastrukturë prej 140 milionë eurove për hidrogjen dhe gaz natyror, me interkonektorë me Greqinë dhe studim fizibiliteti me Kosovën dhe Serbinë. Nga 10 milionë investojmë në klima inverter për heqjen dorë nga karburantet fosile. Të gjitha institucionet publik deri në vitin 2025 duhet të kalojnë në gaz ose klima inverter dhe burime tjera rinovuese të energjisë. Po punohet në projekte për efikasitet energjetik”, tha Zaev.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat