Dje janë aplikuar mbi 6 mijë doza të vaksinës anti-covid

Maqedonia

Dje janë aplikuar mbi 6 mijë doza të vaksinës anti-covid

Më: 25 shtator 2021 Në ora: 15:27
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se procesi i vaksinimit po zhvillohet pandërprerë në të gjitha pikat në vend, ndërsa në vijim është edhe vaksinimi në terren.

Nga MSH thonë se janë aplikuar gjithsej 1.495.762 doza të vaksinës, ndërsa 714.135 qytetarë janë rivaksinuar.

“Dje janë vaksinuar gjithsej 6.897 qytetarë. Dozën e parë të vaksinës dje e kanë marrë 1.717 qytetarë. 55% e popullsisë mbi 40 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës. 31% e popullsisë mbi moshën 18-39 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës”.

“Vaksinat janë të sigurta dhe efektive dhe janë mënyra e vetme për të mposhtur pandeminë. Vetëm vaksinimi i plotë parandalon formën e rëndë të sëmundjes dhe zvogëlon mundësinë për infektim dhe vdekshmërinë shkaktuar nga sëmundja”, thonë nga MSH.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat