Regjistrohen afër 400 raste të reja, humbin jetën 20 pacientë në Maqedoni

Maqedonia

Regjistrohen afër 400 raste të reja, humbin jetën 20 pacientë në Maqedoni

Më: 25 shtator 2021 Në ora: 17:06
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga 4.633 testime janë regjistruar 392 raste të reja me coronavirus.

Prej rasteve të reja, 180 janë në Shkup, Kumanovë 32, Manastir 18, Koçani 17, Prilep dhe Veles 16, Kërçovë 14, Tetovë, Ohër dhe Shtip 11, Gjevgjeli dhe Kriva Pallankë 7, Kratov 6, Radovish dhe Vallandovë 4, Resnjë dhe Probishtip 3, Gostivar, Strumicë, Dellçevë dhe Vinicë 2, Negotinë, Dibër, Berovë dhe Demir Kapi 1.

Janë shëruar 339 pacientë dhe 20 të tjerë kanë humbur jetën. Prej pacientëve të vdekur, 10 janë nga Shkupi, 2 nga Koçani dhe Gostivar si dhe nga nga një Tetovë, Veles, Radovish, Shtip, Manastir dhe Vallandovë.

Që nga fillimii pandemisë në Maqedoni janë diagnostifikuar gjithsej 189.551 pacientë, ndërsa prej tyre 170.734 janë shëruar dhe 6.577 kanë humbur jetën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat